Të dielën Zvicra voton referendumin për martesat mes gjinisë së njëjtë

Të dielën Zvicra voton referendumin për martesat mes gjinisë së njëjtë

Qytetarët zvicerane të dielën do të vendosin nëse do të lejojnë apo jo martesat mes gjinisë së njëjtë, transmeton Insajderi.com.

Qeveria dhe parlamenti kishin miratuar martesën për çiftet e të njëjtës gjini në vitin e kaluar, duke i lejuar kështu që ata t’i birësojnë fëmijët pa prindër, duke thjeshtuar marrjen e shtetësisë për bashkëshortët e huaj, etj.

Ky veprim i Qeverisë ishte sfiduar nga tri partitë nacionaliste dhe konservatore të krishtera, të cilat kundërshtuan zgjerimin e të drejtave të çifteve të së njëjtës gjini, raporton The Guardian.

Sipas kushtetutës në Zvicër, çdo vendim që merret nga parlamenti mund t’i nënshtrohet një referendum nëse së paku 50 mijë qytetarë e kërkojnë atë.

Ata që po e kundërshtojnë ligjin e ri, kanë përdorur postera të foshnjave që janë duke qarë dhe duke paralajmëruar se “ligji do të vrasë babanë”./Insajderi.com