fbpx

“Të dua shumë” – miqësia Thaçi-Grabovci vazhdon në Bjeshkët e Rugovës

“Të dua shumë” – miqësia Thaçi-Grabovci vazhdon në Bjeshkët e Rugovës

Hashim Thaçi dhe Adem Grabovci kanë një miqësi të vjetër që nuk zbehet aq lehtë. Një miqësi e tillë po vazhdon edhe sot, kur Thaçi është president i vendit e Grabovci, vetëm një ish-shef i grupit parlamentar të PDK-së, parti kjo e udhëhequr dikur nga Thaçi, kanë kaluar një ditë në Bjeshkët e Rugovës.

Pikërisht në atë kohë, kur Thaçi ishte kryetar i PDK-së dhe kryeministër i vendit e Grabovci shef i grupit parlamentar të PDK-së, ishte thelluar miqësia e tyre.

“Pikniku i shefave” – Thaçi e Grabovci bashkë në Rugovë

Kjo miqësi ishte e lidhur krejtësisht mbi baza të interesave të partisë. Një miqësi të tillë e kishte vënë në pah Insajderi kur kishte publikuar serinë e përgjimeve “Dosja e Shefave” në të cilat Thaçi dhe Grabovci shpërfaqen si figurat kryesore të këtij skandali që rezultoi me nisjen e hetimeve ndaj Grabovcit.

Në këto përgjime, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dëgjohet  se është koordinuar për gjithçka me Adem Grabovcin.

Ata kanë bërë plane se si të deklarohen rreth një iniciative të Lëvizjes Vetëvendosje për masën e reciprocitetit me Serbinë, për të cilën ishin kundër e deri tek bashkëbisedimet që sulmojnë vazhdimisht Jakup Krasniqin duke e quajtur Sheqer.

E AKR-së në koalicion, i referohen si “Pacollat”. Me “Pacollat”, PDK-ja ka lidhur mbrëmë koalicion qeverisës.

Insajderi kishte sjellë gjashtë biseda të tyre telefonike të përgjuara me vendim të Gjykatës.

Në një bisedë telefonike të zhvilluar në nëntor të vitit 2011, Grabovci i raporton shefit, për këto zhvillime, duke i treguar se çfarë u kishte thënë gazetarëve.

“A e nxjerre situatën sot për të mirë”, e pyet Thaçi me telefon, pa e ditur se ai po përgjohej nga Policia për shkak të dyshimeve se “Shefi i shefave” siç e quan Grabovcin po hetohej për krim të organizuar.

Thaçi ndodhej në Amerikë dhe pritej të takohej me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

Ata vazhdojnë bisedën për Ligjin për vlerat e luftës dhe për ish-Ministrinë e Mbrojtjes. Thaçi thotë se nuk janë më të mirë as anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm sesa ata të Ministrisë së Mbrojtjes që drejtohej nga LDK-ja gjatë luftës.

“Jo, jo tybe ma t’mirë jo, ja këtu pajtona plotësisht”, thotë Grabovci.

“Po le burrë… mos ja qi nanën…”, i përgjigjet Thaçi.

Grabovci i shpreh keqardhje shefit për shqetësimet e mundshme që mund t’i ketë pasur për shkak të zhvillimeve në Kuvend.

“Menoj që e kem nxjerr situatën mirë, jo unë u shqetësova se më erdh keq se ishe në bisedime ti e…”, thotë Grabovci, derisa Thaçi e pyet se a ta ka “lu kush”.

“Mu lema kha Hillaryn edhe kit Azaunin”, thotë Thaçi, pa sqaruar më shumë.

Koordinimi i tij me zyrtar të BE-së në Prishtinë konfirmohet nga përgjimet që dy zyrtare të Komisionit Evropian kishin rënë në përgjim.

Thaçi jep një informatë tjetër Grabovcit që ka të bëjë me Serbinë.

“Edhe informatën tjetër ekskluzive… Serbia definitivisht e ka hup…”, thotë ai.

“Po, e kjo është shumë mirë… e për ne qysh po”, pyet Grabovci.

“Për ne.. qysh po ta do qefi”, thotë Thaçi.

Një bisedë tjetër zhvillohet rreth Ligjit për Prizrenin. Grabovci i raporton se i ka mbledhur deputetët e koalicionit PDK-AKR dhe SLS për ta votuar këtë ligj.

“Pata takim edhe me k’ta të… partive, të grupeve po mendoj n’koalicion që jem, e bomi aty 60 e sa vota i kem, prej 64-65, po duhet për Ligjin e Prizrenit, duhet ma tepër…për buxhet besoj se pa kurfarë problemi…”, thotë Grabovci.

“Për Ligj të Prizrenit e kryj unë, mos ta nin, t’i veç bomi mu 60 vetë mrena”, kërkon Thaçi. Grabovci i thotë shefit se menjëherë pas Buxhetit, do të votohet Ligji për Prizrenin.

Si shpërblim merr një konfirmim nga Thaçi se e do shumë.

“Meniher mas buxhetit me lanë ligjin e Prizrenit…, thotë Grabovci.

“Të dua shumë”, i thotë Thaçi.

Dosja e Shefave IV: Koordinimi i Thaçit e Grabovcit për blloki…

#DosjaeShefave IV: Koordinimi i Thaçit e Grabovcit për bllokimin e reciprocitetit me Serbinë (Pjesa II)http://www.insajderi.com/hulumtime/dosja-e-shefave-iv2-koordinimi-i-thacit-e-grabovcit-per-bllokimin-e-reciprocitetit-me-serbine

Posted by Insajderi on Saturday, 6 August 2016

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së vazhdon ta quaj “sheqer”, ish-kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi.

“Okej.  Hej, po bisedo edhe niher me at Sheqerin”, vazhdon Grabovci.

Po atë ditë bisedojnë sërish, Thaçi e Grabovci. Ata flasin për një debat që do të mbahej në Rubikon të KTV-së me Ismet Beqirin, Visar Imerin dhe Ibrahim Gashin.

Thaçi e porosit të koordinohen me Gashin për t’ia “ftofë” opozitës.

“ Ani kordinonu pak e ftofnjau”.

“ Besoj, besoj që vazhdimisht jau kem ftofë”, i përgjigjet Grabovci.

Thaçi e pyet Grabovcin se a i ka dhënë diçka dikujt që i referohet “dost”. E merr konfirmimin pozitiv për këtë dhe vazhdon t’i tregojë se kanë biseduar diçka për do punë.

Grabovci e porosit Thaçin që të koordinohet me Besim Beqën dhe Fitim Krasniqin për një punë.

“Thuj ti edhe Fitimit a di, le t’angazhohet mos tum… edhe edhe atje janë tu na’i sakatu tonët”.

“O s’munesh m’i çu tana. Unë flas me to po shtirë i ki… fol ti me Besimin… hajde…”, thotë Thaçi.

Një bisedë tjetër që zgjat 4 minuta e 27 sekonda, Thaçi i tregon “shefit të shefave” se e kanë pritur mirë disa djem që i quan dukat.

“Paj, ngo kta janë dukat bre djem… na kanë majt si fminë e vetë mos ja qi nanën”, thotë Thaçi.

“Neve na vret zoti me menu naj sen për ta dije”.

“Shumë ki të drejt. Jo tash unë e kom pas me rezervë edhe atëherë kur shkumë, me Lulin (Kadri Veselin) kur shkumë atje, ama për ty thojsha mos po…  po toni ti ki ba e ke ba shumë mirë që ki shku. Të lutem, t’lutem thojke, t’lutem hajdeni. Mos na harroni”, tregon Grabovci.

“Ani shkojmë e pimë ni gjygym çaj”, thotë Thaçi.

Biseda vazhdon për AKR-në. Drejtuesve të këtij subjekti, Grabovci u referohet si “Pacollat”.

“Vallai i herë për i herë po, çveq me qita Pacollat duhet… nejse unë bisedoj me ta, atëherë nëse ka nevojë, duhet… po qind për qind ka me pas nevojë…”, vazhdon ai, teksa shton se me SLS-në i ka punët shumë në rregull.

Thaçi tregon se të nesërmen do ta ketë një darkë të rëndësishme në Çagllavicë, bashkë me Hajredin Kuçin e Bajram Rexhepin.

Grabovci, ndërkohë tregon se nuk kanë pasur mundësi  të bisedojnë për transporti hekurudhor. Ata koordinohen për skijim për të vazhduar bisedën për veriun e Kosovës./Insajderi.com

Dosja e Shefave IV: Koordinimi i Thaçit e Grabovcit për bllokimin e reciprocitetit me Serbinë