
Policia njofton se të dyshuar për këtë rast janë dy persona, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri tri viktimat.
Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 22:19 në rrugën “Bislim Bajgora”.
“Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë e kanë qëlluar me armë zjarri tri viktimat meshkuj kosovarë. Dy prej tyre janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa personi tjetër ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor i Spitalit Rajonal Mitrovicë.
Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është vërejtur se dy vetura janë të dëmtuara nga predhat e shkrepjes së armës. Të dyshuarit gjenden në arrati”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /Insajderi.com