Të dyshuarit për vrasjen e 23 vjeçarit dhe plagosjen e dy të tjerë në Mitrovicë gjendjen në arrati, nj" />

Të dyshuarit për vrasjen e 23 vjeçarit gjenden në arrati

Të dyshuarit për vrasjen e 23 vjeçarit gjenden në arrati

Të dyshuarit për vrasjen e 23 vjeçarit dhe plagosjen e dy të tjerë në Mitrovicë gjendjen në arrati, njofton Insajderi.

Policia njofton se të dyshuar për këtë rast janë dy persona, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri tri viktimat.

Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 22:19 në rrugën “Bislim Bajgora”.

Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë e kanë qëlluar me armë zjarri tri viktimat meshkuj kosovarë. Dy prej tyre janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa personi tjetër ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor i Spitalit Rajonal Mitrovicë.

Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është vërejtur se dy vetura janë të dëmtuara nga predhat e shkrepjes së armës. Të dyshuarit gjenden në arrati”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /Insajderi.com