Caktohet masa e paraburgimit për të dyshuarit e sekuestrimit të drogës

Caktohet masa e paraburgimit për të dyshuarit e sekuestrimit të drogës

Shtatë personave të dyshuar për sekuestrimin të 400 kg kokainë i është caktuar masa e paraburgimit prej tridhjetë ditëve.

Këtë vendim e ka marrë Gjykata Themelore në Prishtinë dhe e ka plasuar për media zyrtarja e këtij institucioni, Mirlinda Gashi.

Izet Sheqiri, Kadri Sheqiri, Kadri Ibrahimi, Fehmi Bytyqi, Faton Vrajolli, Enver Belegu dhe Bajram Maliqi, janë të dyshuarit.

Nga të dyshuarit për kontrabandim me drogë, Izet dhe Kadri Sahqiri, janë në hetime edhe për “armëmbajtje pa leje”.

Në kërkesën prokurorisë për caktim të paraburgimit thuhej për të gjithë këta të dyshuar janë plotësuar kushtet ligjore për caktim të paraburgimit. /Insajderi.com