Takimi i radhës në mes të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë do të zhvillohet të enjten, me 27 gusht, njofton Insajderi.
Takimi do të jetë në nivel ekspertësh dhe lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësja për çështje të jashtme dhe të Sigurisë së BE-së, Nabila Massrali.
Ky takim po zhvillohet në kuadër të rifillimit të procesit të dialogut mes dy vendeve.
Nga BE-ja nuk janë dhënë detaje se cilat saktësisht do të jenë temat e takimit./Insajderi.com