Të enjten Hoti ftohet në dy interpelanca

Të enjten Hoti ftohet në dy interpelanca

Të enjten do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës.

Këtë e ka thënë pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.

Pikat e papërfunduara pritet të trajtohen, në këtë rast do të mbahen edhe një seancë e re – ku janë te parapara edhe dy interpelanca.

“Në seancën që do të mbahet të enjten do të vazhdojmë me votimin e pikave që nuk ka pasur kuorum. Ndërkaq në ora 11:00, do të mbahet seancë e re, ku do të jenë disa projektligje, votime të fshehta”, tha Osmani. /Insajderi.com