Të enjten Kurti takohet me Borrellin

Të enjten Kurti takohet me Borrellin

Të martën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri në Bashkimin Evropian, Josep Borrell.

Ky do jetë një nga 17 takimet që Kurti do të zhvillojë në Bruksel në kuadër të një vizite dy ditore.

“Borrell do të takohet me Kryeministrin Kurti të enjten gjatë vizitës bilaterale inauguruese në institucionet e BE-së”, ka konfirmuar Zoi Muletier, nga Zyra për Media e BE-së për Klan Kosovën.

Po ashtu, Albin Kurti do të takohet edhe me emisarin e Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak.

Shoqërues të Kurtit janë edhe kryediplomatja, Donika Gërvalla si dhe zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.

Ky i fundit ka paralajmëruar se do ta informojë opozitën për takimet e Kurtit në Bruksel. /Insajderi.com