“Politikanët tanë të fortë ndaj popullit shqiptar si shqiponja, por të dobët ndaj Vuçiqit si zogj pule”

“Politikanët tanë të fortë ndaj popullit shqiptar si shqiponja, por të dobët ndaj Vuçiqit si zogj pule”

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një intervistë për portalin sarajevas “Vijesti.Ba”, ka folur edhe për problemin e sistemit në Kosovë, pasi sipas tij njerëzit në institucionet kosovare janë të korruptuara dhe shumë të fortë ndaj popullit shqiptar, si shqiponja, ndërsa ndaj Vučić-it dhe bashkësisë ndërkombëtare janë si zogj pule dhe ky është problemi që e kemi.

“Problemi është se njerëzit kryesorë në institucionet e sistemit në Kosovë janë të korruptuar dhe në atë mënyrë ata janë të shantazhuar. Janë shumë të fortë ndaj popullit shqiptar, si shqiponja, ndërsa ndaj Vučić-it dhe bashkësisë ndërkombëtare janë si zogj pule dhe ky është problemi që e kemi”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se njerëzit e luftës kanë ndryshuar, ata patjetër që janë angazhuar për pavarësi dhe liri, por ata nuk janë më të njëjtit.

“Privatisht besoj janë të gjithë kundër bashkësisë së komunave serbe, mirëpo së tepërmi e shikojnë interesin e tyre dhe nuk janë më në gjendje të luftojnë siç ka qenë rasti gjatë okupimit dhe luftës. Këta njerëz kanë ndryshuar. Nuk them se nuk janë angazhuar për çlirim dhe pavarësi, por ata nuk janë më të njëjtit. Janë bërë shumë të pasur dhe e kanë ndërruar shtresën shoqërore së cilës i përkasin dhe në këtë mënyrë i kanë ndërruar edhe interesat e tyre. Këta njerëz kanë hyrë si shumë të varfër në politikë dhe brenda natës janë bërë shumë të pasur. Situata është shumë e rëndë, sepse perëndimi po e shpreh frikën e tij, kurse Rusia dëshirën e saj”, ka thënë Kurti. /Insajderi.com