Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të gjitha autorrugët, rrugët nacionale dhe ato rajonale në Kosovë janë të kalueshme, njofton Insajderi.
Pavarësisht kushteve të motit, nga kjo ministri bëjnë të ditur se mirëmbajtja dimërore është duke vazhduar në baza ditore përmes shpërndarjes së kripës në rrugët që rrezikojnë të kenë ngrica mbi shtresat qarkulluese.
Tutje nga ky dikaster kërkohet nga qytetarët kujdes i shtuar në komunikacion.
“Ministria e Infrastrukturës bën apel për kujdes të shtuar në komunikacion, njëkohësisht mbetet e përkushtuar maksimalisht në zhvillimin normal të komunikacionit dhe minimizimin e vështirësive eventuale”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com