“Të gjithë e njohin fuqinë e Iranit”, Koloneli shqiptar bën deklaratën e fortë

“Të gjithë e njohin fuqinë e Iranit”, Koloneli shqiptar bën deklaratën e fortë

Tensionet e forta mes SHBA-së e Iranit dhe frika që ka pushtuar botën, po diskutohen në studion e “Open” në Top Channel.

Koloneli i njohur Dritan Demiraj tha se sulmi i Iranit ishte një paralajmërim, sepse kapacitetet e tij ushtarake janë shumë më të mëdha.

‘Të dyja bazat amerikane në Irak, bazat Al-Asad dhe Erbil janë baza shumë të mëdha. Të gjithë ato që e njohin sistemin raketor iranian, e kuptojnë që sulmi i tij ishte vetëm për një justifikim”, tha Demiraj.

Në lidhje me këtë çështje, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu tha se SHBA ka sistemin më të mirë anti-raketore për t’u mbrojtur nga sulmet.