Të gjithë kandidatët për kryetar të Prishtinës nga të gjitha partitë kanë dhënë përgjigje të njejtë kur janë pyetur për mos pjesmarrje në Paradën e Krenarisë së komunitetit LGBTI që u mbajtë mesditën e së martës në Prishtinë.
Të gjithë kandidatët në emisionin parazgjedhor pë kryetar të Prishtinës, përpos atij të partisë Fjala, qëndrimet e së cilës ndaj komunitetit LGBTI dihen tashmë publikisht, thanë së kanë qenë të zënë me fushatë dhe për këtë arsye nuk kanë marrë pjesë në Paradën e Krenarisë.
Kryetari aktual Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se partia e tij i mbronë të drejtat e komunitetit LGBTI.
“Jo more, Lëvizja Vetëvendosje është parti e qendrës së majtë, ne luftojmë për barazi dhe kundër diskriminimit”, ka thënë Ahmeti, i cili tha se nuk e ka problem që të marrë pjesë në Paradën e Krenarisë së komunitetit LGBTI.
Ede kandidatët e tjerë sikurse ai i AKR-së, Selim Pacolli tha se do të respektojë të drejtat e këtij komuniteti madje tha se është ndjerë mirë që parada ka shkuar pa asnjë ekses.
“Ne jemi shtet demorkatik dhe sigurisht që secili person ka të drejtë të shfaqë të drejtat dhe ndjenjat e veta publikisht”, tha Pacolli.
Kandidati i AAK-së për Prishtinë, Arbër Vllahiu ka thënë se e ka pasur agjendën e paracaktuar para 3 jave dhe në kohë fushate nuk ka pasur asnjë mundësi që të ndryshojë atë.
E kandidati i PDK-së, Lirak Celaj tha ishte në një studio televizive dhe nuk ka mundur ta lë studion, teksa kandidati i NISMA-s tha se ka qenë tepër i zënë me fushatën./Insajderi.com