Ka përfunduar takimi mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, pas takimit në një konferencë për media, theksoi se takimi mes liderëve Albin Kurti e Isa Mustafa do të mbahet të hënën.
“Kemi arritur pajtim të plotë, drafti do të bëhet pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe do të bëhet publik. Të hënë takohen kryetarët e dy partive për të finalizuar marrëveshjen”, tha ajo, raporton KTV.
Edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë konfirmuar që ka pasur pajtime mes tyre.