Të hënën Lulzim Basha viziton Kosovën

Basha viziton Kosovën. Kjo vizitë e tij vjen pas ftesës që ka marrë nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, si dhe pas zhvillimeve të fundit politike në vend.

Të hënën Lulzim Basha viziton Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të zhvillojë të hënën një vizitë në Kosovë ku do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe politikës, njofton Insajderi.

Vizita e zotit Basha vjen pas ftesës së Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti.

Gjatë qëndrimit në Kosovë lideri i opozitës do të takohet me Kryeministrin Avdullah Hoti, Presidentin Hashim Thaçi, Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani si dhe me drejtuesit e partive politike, Vetëvendosjes, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës-Socialdemokrate dhe Aleancës Kosova e Re.

Gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës në Tiranë, kryetari i Partisë Demokratike vlerësoi se duhet një bashkëpunim më i ngushtë ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Kjo vizita e zotit Basha në Kosovë zhvillohet në një kohë të rëndësishme nisur nga zhvillimet e javëve të fundi, ndërkohë që ka rinisur dialogu Kosovë- Serbi, intervistimi në Hagë i presidentit Thaçi, por edhe në momentet kur Shqipëria dhe Kosova po përballen me sfidën e menaxhimit shëndetësor por dhe ekonomik të situatës së krijuar nga Covid19./Insajderi.com