Të hënën në orën 12:00, mbyllen të gjitha bizneset e gastronomisë në Kosovë

Të hënën në orën 12:00, mbyllen të gjitha bizneset e gastronomisë në Kosovë

Të hënën nga ora 12:00, do të mbyllen në mënyrë simbolike të gjitha bizneset e gastronomisë në Kosovë, nëse nuk hiqen kufizimet ndaj tyre.

Mbrëmë SHBZ “Esnaf” me anëtarët e vet dhe me përfaqësuesit e sektorit të gastronomisë, ka organizuar një mbledhje për të diskutuar rreth ndikimit të kufizimit të qarkullimit dhe efektin e masave të fundit për bizneset.

Në këtë takim u tha se në bazë të kërkesës së anëtarëve dhe të përfaqësuesve të sektorit të gastronomisë, është vendosur që më datë 27 korrik, në orën 12:00, të mbyllen të gjitha lokalet.

“Dëshirojmë t’ju informojmë se në qoftë se nuk do të hiqen kufizimet, në bazë të kërkesës së anëtarëve dhe të përfaqësuesëve të sektorit të gastronomisë në mbledhje, u vendos që me datën 27.07.2020 (e hënë) në ora 12:00 që bizneset e sektorit të gastronomisë në mënyrë simbolike të mbyllin lokalet e tyre”.

“Në lidhje me këtë temë, kryetari Varis Xhejlani, bashkë me disa përfaqësues të sektorit të gastronomisë sot do të realizojë një mbledhje me Odën Ekonomike të Kosovës”, thuhet në fund të një njoftimit të bërë publik nga SHBZ “Esnaf”, thuhet tutje në njoftim. /Insajderi.com/