Të hënën nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes MPB-së dhe EUROPOL-it

Të hënën nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes MPB-së dhe EUROPOL-it

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike së bashku me EUROPOL, do të nënshkruajnë të hënën marrëveshje bashkëpunimi.

Kjo u bë e ditur  një njoftim për media nga ana e MPB-së, të cilët kanë bërë me dije se ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në orën 10:00, në aboentet e objektit kryesor të kësaj ministrie.

Në ceremoni do të marrin pjesë edhe  shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, Rashit Qalaj, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, si dhe të ftuar tjerë nga institucione vendore e ndërkombëtare.

“Ministria e Punëve të Brendshme dhe EUROPOL-i do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshja do të nënshkruhet nga Ministri i Punëve të Brendshme, z.Agim Veliu.
Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet të hënën, më 27 korrik, duke filluar nga ora 10:00, në ambientet e objektit kryesor të MPB-së.
Në ceremoni do të marrin pjesë edhe znj. Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë, z. Rashit Qalaj, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, si dhe të ftuar tjerë nga institucione vendore e ndërkombëtare”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com/