Komuna e Shtimes njoftoi të premten se dezinsektimi i hapësirave publike në qytet dhe fshatra do të fillojë të hënën, në orën 18:30.
Siç bëhet e ditur në njoftim, dezinsektimi do të përfshijë të gjitha rrugët e qytetit të Shtimes dhe këto fshatra: Davidovc, Rashincë, Gllavicë, Muzeqinë, Vojnoc, Gjurkoc, Godanc i Poshtëm, Godanc i Epërm dhe Lagje të Pajtimit.
“Ndërsa më 21.9.2021 (e premte), në orën 18:30, dezinsektimi do të bëhet në të gjitha rrugët e fshatrave: Zborc, Belinc, Carralevë, Pjetershticë, Karaçicë, Rancë, Reçak, Petrovë dhe Mollopolc. Ky proces mund të shtyhet për ndonjë datë tjetër në rast të motit me shi. Procesi i punës do të përcillet gjatë gjithë kohës nga ana e Menaxherit të Projektit, Bashkim Ahmeti”, thuhet në komunikatën për media.
Me këtë rast, komuna u ka bërë thirrje “të gjithë pronarëve të bletëve gjatë ditëve të cekura më lartë të mos i lëshojnë bletët për kullosë nëpër fshatra gjatë dezinsektimit të hapësirave publike për shkaqe të sigurisë së bletëve të tyre”./Insajderi.com