Të hënën nis faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë

Të hënën nis faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë

Të hënën e 28 qershorit në Prishtinë do të fillojë faza e dytë e dezinsektimit hapësinor, njofton Insajderi.

Dezinsektimi do të bëhet duke filluar nga ora 19:30.

Kështu ka bërë të ditur i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti.

“Dezinsektimi fillon nga lagjet: Pejton, Aktash, Parku i qytetit, Qendra e qytetit, Vellushë, Tophane, lagjja e Muhaxherëve dhe tek Vneshtat. Ndërsa vazhdon sipas orarit të prezantuar si më poshtë në lagjet e tjera”, thuhet në njoftimin e tij në Facebook./Insajderi.com