Të hënën seanca për Buxhetin 2021

Të hënën seanca për Buxhetin 2021

Kuvendi i Kosovës zyrtarisht ka njoftuar se të hënën e 28 dhjetorit do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2021, njofton Insajderi.

Në rend dite është edhe votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

Seanca do të nisë në orën 11:00.Kjo seancë u ftua me kërkesë të më shumë se 40 deputetëve, kishte njoftuar në mesjavë shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

LDK-ja dhe partitë tjera në pushtet po kërkojnë që buxheti të miratohet para zgjedhjeve që pritet të mbahen së shpejti./Insajderi.com