Të infektuarit me COVID-19 në Kamenicë lirohen nga pagesat në institucionet shëndetësore

Të infektuarit me COVID-19 në Kamenicë lirohen nga pagesat në institucionet shëndetësore

Duke qenë se pandemia COVID-19 ka prekur thellë ekonomitë familjare, Komuna e Kamenicës ka marrë një vendim për t’ua lehtësuar sado pak jetën qytetarëve të saj, shkruan Insajderi.

Tani, të prekurit me Coronavirus në këtë komunë do të lirohen nga të cilat pagesat në institucionet shëndetësore.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati.

“Tani e tutje qytetarët e prekur me #COVID19 lirohen nga të gjitha pagesat në institucionet shëndetësor”, ka thënë shkruar ai në Facebook.

Situata me pandeminë ka ndikuar dukshëm edhe tek ekonomitë familjare dhe me këto pagesa, nuk mund t’ua rëndojmë më tepër këtë barrë”, ka shkruar tutje Kastrati. Insajderi.com