“Të kaluarën e fshijnë vetëm ata që dëshirojnë të manipulojnë të ardhmen”

“Të kaluarën e fshijnë vetëm ata që dëshirojnë të manipulojnë të ardhmen”

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka reaguar në lidhje me fshirjen e komunikatave nga Lëvizja Vetëvendosje, njofton Insajderi.

Ajo ka thënë se të kaluarën e fshijnë vetëm ata që dëshirojnë të manipulojnë të ardhmen.

Kështu është shprehur Deliu me anë të një postimi në Facebook, ku tutje tha se “e fshijnë ata që duan ta ndërtojnë një të ‘tashme imagjinare’ dhe për një grusht votash arratisen nga e kaluara e tyre.

Sipas saj, pas një jave Kosova do të votojë për të ardhmen që nuk i frikësohet të kaluarës, por mburret me të. /Insajderi.com