Maskat duhet të vazhdojnë të mbahen edhe më tej dhe është ende herët të hiqen si masë.

Të lejohen dasmat e të hiqen maskat në Maqedoninë e Veriut

Të lejohen dasmat e të hiqen maskat në Maqedoninë e Veriut

Maskat duhet të vazhdojnë të mbahen edhe më tej dhe është ende herët të hiqen si masë.

Objektet hotelierike duhet të vazhdojnë të punojnë vetëm jashtë, dhe pas një kohe të gjatë duhet të lejohen dasmat me protokolle lidhur me mbushjen e kapaciteteve në kushte të jashtme, por jo edhe brenda.

Eventualisht mund të dilet në ndihmë për rritjen e numrit të vizitorëve në një tavolinë, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut Venko Filipçe, raporton Insajderi.

Nëse edhe më tej vazhdon të ulen numrat e personave të infektuar me koronavirus, Filipçe mendon se kjo është e arsyeshme dhe ka logjikë ta implementohet nga fillimi i qershorit, por, siç tha, nuk mund të pohojë se do të jetë ashtu sepse për këtë duhet të vendos Komisioni për sëmundje infektive.

Sipas Filipçes, të gjitha protokollet tjera lidhur me organizimin e ngjarjeve janë shumë të përshtatshme dhe duhet të vazhdojnë edhe më tej të zbatohet.

Ai shfaqi shpresë se numrat do të vazhdojnë të ulet de se më pas do të mund të mendohet dhe flitet për lehtësimin e masave. Theksoi se duhet të vazhdojë edhe më tej mbajtja e ngjarjeve me 30 për qind të përmbushjes së kapacitetit më kushte të mbyllura ose 50 për qind jashtë. /Insajderi.com