“Të lihen anash inatet politike, të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike”

“Të lihen anash inatet politike, të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike”

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, po e quan absurde mosvotimin në lexim të dytë të Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, transmeton Insajderi.

Reshitja deklaroi se miratimi i këtij projektligji është i nevojshëm për qytetarët e vendit në këtë situatë pandemie, duke kërkuar që të lihen anash inatet politike.

“Dua të besoj se të gjithë deputetët e Republikës së Kosovës në Parlament do ta votojnë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike në lexim të dytë. Normalisht pasi i kanë vendosur edhe idetë e tyre dhe kanë bërë plotësim ndryshimet e duhura sepse jemi në një fazë shumë të vështirë po futemi në një situatë të jashtëzakonshme edhe më të jashtëzakonshme se sa ajo që ka qenë deri më tani, me shumë të panjohura dhe gjithmonë duke pasur parasysh edhe pasojat e lëna nga kjo fazë që kemi kaluar me pandeminë”, ka thënë ajo për EO.

Deputetja Reshitaj ka paralajmëruar se qytetarët nuk do të ia falin askujt nëse në këtë periudhë shikohet të bëhet vetëm politikë.

“Ky Projektligj duke i pasur parasysh nevojat dhe rëndësinë e impaktin që ka drejtpërdrejtë në mirëqenien e jetës së qytetarëve në situatë pandemike prandaj mendoj që qytetarët e vendit nuk do të ia falin askujt nëse në këtë periudhë pandemie shikohet të bëhet vetëm politikë. Është nevojë imediate e shtetit për qytetarët e vendit”, ka thënë Reshitaj. /Insajderi.com