Festa me slogane protestuese

Të mbledhurit në tubim: “Duam Zgjedhje; Me hajna nuk ka shtet”

Tubimi i Vetëvendosjes i thirrur si festë, më shumë ka marrë tone proteste kur të mbledhurit në sheshin “Skënderbeu”, kanë filluar thirrjet “Duam Zgjedhje” dhe thirrje të tjera.

Të mbledhurit në tubim: “Duam Zgjedhje; Me hajna nuk ka shtet”

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar një tubim festiv për ditën e çlirimit dhe 15 vjetorin e themelimit, por të mbledhurit në këtë tubim kanë brohoritur më shumë slogane protestuese, njofton Insajderi.

“Duam Zgjedhje”, ka qenë një nga të thirrurat më të shpeshta të të mbledhurve në sheshin “Skënderbeu”.

Ndërsa më vonë janë dëgjuar thirrje të zëshme; “Me hajna, me hajna nuk ka shtet”.

Në tubim ka folur edhe deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci.

Edhe ajo ka kërkuar nga të mbledhurit që të thërrasin për zgjedhje sa më shpejt./Insajderi.com