Të mërkurën aktgjykimi i plotfuqishëm për Sheshelin

Para dy viteve Gjykata e Hagës ka marr vendim skandaloz duke e liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte.

Të mërkurën aktgjykimi i plotfuqishëm për Sheshelin

Pasardhësi i Gjykatës së Hagës, i ashtuquajturi Mekanizmi për Gjykatat ndërkombëtare penale (MICT) të mërkurën paradite do ta shpallë aktgjykimin e plotfuqishëm për udhëheqësin e çetnikëve serb Vojisllav Sheshel, i cili në shkallën e parë para dy viteve çuditërisht është liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte në Kroaci dhe Bosnje dhe Hercegovinë.

Prokuroria e Hagës ka kërkuar prishjen e aktgjykimit lirues për shkak të lëshimeve të mëdha të Kolegjit të shkallës së parë të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY).

Sipas ankesës së prokurorisë, përkundër provave të shumta Kolegji ka marrë “vendim skandaloz” se nuk ka pasur sulme sistematike dhe të gjëra ndaj popullatës joserbe në Kroaci dhe Bosnje dhe Hercegovinë, e as ndërmarrjeve kriminale si dhe përgjegjësi të Sheshelit për dëbim, vrasje dhe krime tjera të luftës në Kroaci dhe Bosnje dhe Hercegovinë si dhe ndaj kroatëve të Vojvodinës.

Prokuroria konsideron të dëshmuara ndërmarrjet kriminale të Sheshelit, të udhëhequr nga kryetari serb Sllobodan Milosheviq, të cilët kanë organizuar dërgimin e vullnetarëve dhe paramilitarëve serb për të kryer krime lufte në këto vende. Andaj ajo kërkon që Sheshel të dënohet me 28 vite burgim apo të urdhërohet rigjykimi./Insajderi.com.