
Në Kuvendin e Kosovës nesër, e mërkurë, do të vazhdojë seanca e jashtëzakonshme, në të cilën në rend të ditës është prezantimi i Programit të Qeverisë së Kosovës për katër vitet e ardhshme.
Kjo seancë ka nisur të hënën.
Përmes një komunikate për medie, nga Kuvendi kanë bërë të ditur se seanca do të vazhdojë nga ora 11:00.
Të hënën partitë opozitare e kanë kritikuar programin e Qeverisë Kurti II, duke e quajtur “të kotë” dhe “pa përmbajtje”./Insajderi.com