Të mërkurën Oliver Varhelyi në Kosovë, shkak – vaksinat

Të mërkurën Oliver Varhelyi në Kosovë, shkak – vaksinat

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, pritet të vizitojë Kosovën të mërkurën e 5 majit, njofton Insajderi.

Në këtë vizitë, Varhelyi do të takohet me përfaqësues të institucioneve për të diskutuar rreth çështjes së vaksinave anti-COVID.

Këtë e bëri të ditur vetë ai në Twitter, duke shtuar se këtë vizitë do ta zhvillojë në një kohë kur Ballkanit Perëndimor do t’i dhurohen vaksinat kundër Coronavirusit, si pjesë e ndihmës nga Bashkimi Evropian.

“Do të udhëtoj drejt Ballkanit Perëndimor për të përçuar mesazh të qartë: Ne kujdesemi! Ne kujdesemi për partnerët tanë dhe kujdesemi për punëtorët e tyre shëndetësorë dhe ata më të rrezikuarit. Shpërndarja e vaksinave konfirmon përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të ofruar përkrahje, siç kemi bërë që nga shpërthimi i pandemisë”, ka shkruar Varhelyi. /Insajderi.com