Të mërkurën Vitia do të takohet virtualisht me kryetarët e komunave për të biseduar rreth masave anti-COVID

Të mërkurën Vitia do të takohet virtualisht me kryetarët e komunave për të biseduar rreth masave anti-COVID

Të mërkurën ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do ta ketë një takim virtual me kryetarët e komunave. Kështu ka mësuar Gazeta Online Insajderi.

Burimet thonë se në atë takim do të flitet për masat e reja anti-COVID, si dhe fazat e vaksinimit të qytetarëve.

Gjatë tri ditëve të fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka regjistruar një të vdekur.

Të hënën, u raportuan 14 infeksione me COVID-19 – diçka që mund të ndikojë që në takimin e ministrit të Shëndetësisë me kryetarët e komunave të shqyrtohet lehtësimi i masave.

Deri më tash në Kosovë janë regjistruar 107.258, prej tyre 2.240 kanë humbur betejën me Coronavirusin. /Insajderi.com