Shkruan Driton Kuka

Të mësojmë nga të tjerët

Të mësojmë nga të tjerët

Sportistëve, njëjtë si ushtarëve, policëve dhe zyrtarëve të shtetit, nuk kemi nevojë t’ua mësojmë se si duhet shteti dhe respektohet flamuri sepse ata këtë e dinë dhe po e dëshmojnë çdo ditë, në terren, në ushtrime fushore, patrullime, stadiume, parket e tatami.

Atyre kemi nevojë tu dëshmojmë se shteti të cilin e mbrojnë dhe përfaqësojnë kujdeset për ta dhe tenton t’ua shpërblen mundin

Franca,Gjermania,Italia,Austria,Sllovenia… shtete këto që ne në Kosovë shpesh i marrim si modele për mënyrën e jetës dhe funksionalitetin.

Në shumë aspekte jemi larg tyre dhe kjo nuk mohohet. Madje, do të thoja se pavarësisht punës që po e bëjmë dhe përkrahjes që e kemi në rritje nga shteti dhe nga sponsorët, është pikërisht mungesa e një sistemi të qartë, e një seti të rregullave, rregulloreve dhe ligjeve, që po na bën të dukemi stihikë në qasje.

Për më shumë se një dekadë i kam prirë përpjekjeve për kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve, ide kjo që u rregullua juridikisht vetëm kohëve të fundit.

Kategorizimi, në të cilin shumë kush ka vërejtje është arritje e madhe e jona, dhe vërejtjet janë bazë më e mirë për vazhdimin e punës në përmirësim të kushteve dhe përmirësim të trajtimit të sportistëve nga shteti dhe nga shoqëria.

Shtetet që i përmenda, të gjithat pa përjashtim, kanë krijuar sistem punësimi për Sportistët me medalje elitare për grupmosha të reja të cilët përfundojnë shkollën e mesme.

Në këto 3-4 vitet e fundit kemi pas sportist të rinj që kanë fituar medalje nëpër Kampionate Evropiane e Botërore U18,U21 dhe U23 si dhe Erza medalje në Lojëra Olimpike për të rinj por …

Këta talent pas shkollës së mesme çfarë perspektive jetësore i pret !?

I pret një perspektivë shumë e paqartë,të mbesin në sport,të vazhdojnë studimet të punësohen diku apo dy nga këto së bashku e këso dilema besoj që kemi në çdo sport e kjo më së shumti e godet sportin!

Si ti mbajmë në Sport, cilat Ministri, ose cilat dikastere shtetërore japin kontrata pune për sportistët me medalje elitare për të rinj.

Policia dhe Ushtria janë vendet ku në shtetet e lartë përmendura japin Kontrata Pune për Sportistët,deri sa janë aktiv e pastaj normalisht shkojnë në punë të rregullt si polic ose ushtar.

Kush përfiton nga kjo në radhë të parë Shteti ynë,pastaj Sporti por edhe Policia e Ushtria të cilat janë vende për Sportist të sporteve luftarake!

Ministria e Sportit dhe KOK kanë punuar shumë për kushte ndaj Sportistëve dhe trajnerëve,koha që për Sportin të reflektohet edhe në mënyra tjera nga Ministria e Mbrojtjes dhe Punëve të Brendshme.

Prapë iniciativa duhet të merret nga KOK e Ministria e Sportit e duke pa vullnetin e seriozitetin po besoj që kjo do përkrahej edhe nga një Kryeministër i fuqishëm që e kemi në krye të Qeverisë.

Ti motivojmë të rinjtë të merren me sport sa më shumë,sporti është edukimi më i mirë psikofizik!

Në këtë aspekt më duhet të kërkoj sërish edhe përkrahjen e medieve dhe të opinionit. Modeli i suksesshëm i të rinjve kosovarë duhet të promovohet dhe ideja se në Kosovë ka të ardhme duhet të mbështetet.

Mos të harrojmë se në këtë drejtim Kosova ka edhe traditë dhe bazat e xhudos, por edhe disa shkathtësive tjera luftarake, janë vendosur pikërisht nga policët, para shumë dekadave.

Sportistëve, njëjtë si ushtarëve, policëve dhe zyrtarëve të shtetit, nuk kemi nevojë t’ua mësojmë se si duhet shteti dhe respektohet flamuri sepse ata këtë e dinë dhe po e dëshmojnë çdo ditë, në terren, në ushtrime fushore, patrullime, stadiume, parket e tatami.

Atyre kemi nevojë tu dëshmojmë se shteti të cilin e mbrojnë dhe përfaqësojnë kujdeset për ta dhe tenton t’ua shpërblen mundin.

Sfidat janë të pranishme dhe janë të mëdha, por puna profesionale shpaguhet! Unë besoj shumë në këtë ide dhe për këtë i drejtohem fillimisht miqve që mi kanë përkrahur edhe idetë tjera, MKRS-së, KOK-ut, gazetarëve dhe sportistëve të dikurshëm.

* shkrimi ka qenë fillimisht i postuar në facebook dhe është edituar për botim në Insporti