U ndalën për ta rregulluar makinën – detaje për vdekjen e kosovarit në Slloveni

U ndalën për ta rregulluar makinën – detaje për vdekjen e kosovarit në Slloveni

Një kosovar i cili po raportohet se kanë humbur jetën në autostradën midis Dobruskas dhe Smednik, pranë fshatit Grmovlje në komunën e Skocjanit policia sllovene kanë dhënë detaje për këtë aksident me fatalitet.

Njëra viktimat i moshës 46-vjeçar dhe 33-vjeçari i cili ishte së bashku me të, policia ka raportuar se ishin duke e ndërruar gomën e makinës derisa një makinë e mallrave ka ardhur nga prapa dhe ka goditur dy viktimat, shkruan eposavje, përcjell Insajderi.

Oficerët e policisë në stacionin e autostradës, kanë konfirmuar se shoferi 33-vjeçar dhe pasagjeri 46-vjeçar nga Zvicra ishin duke ndërruar gomën e pasme të veturës derisa në të njëjtën kohë shoferi i veturës së mallrave, “Peugeot Boxer” shtetas i Kroacisë ka arritur në të njëjtin drejtim ku ishin dy viktimat.

Në vend ngjarje kanë dal ndihmësit e urgjencës mjekësore të Qendrës Shëndetësore në Novo mesto dhe kanë marr trupat e viktimave të cilët janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Novo mesto. /Insajderi.com