Si t’i mbash të ngujuar dhe t’i plaçkitësh mbi 1 mijë persona pa dhënë asnjë përgjegjësi?

Dje isha pjesë e një udhëtimi që ka mundur të përfundoj fillimisht me ndonjë të vdekur si pasoj e dyndjes në anije dhe pjesë  e mashtrimit që më ka kushtuar shumë. Për këto do të ushtroj padi dhe duhet të kërkohet përgjegjësi.

Si t’i mbash të ngujuar dhe t’i plaçkitësh mbi 1 mijë persona pa dhënë asnjë përgjegjësi?

E si unë kanë qenë edhe mbi 1200 veta, pjesë e një organizmi: Boat Party / Who Loves The Sun ? #2 with Laura Jones (Uk) , Koman Lake, 29.05.2016 me traget në Liqenin e Komanit, të cilët nga organizatorët  Cacoo Bar dhe ENTER – events & entertainment janë mashtruar në mënyrën më të tmerrshme të mundur.

Plani ka qenë ky: Pasi vitin e kaluar bëri bujë organizmi i party-t me anije në Liqenin e Komanit në Fierzë, të dielën e 29 majit të organizohej udhëtimi i dytë, veçse këtë vit përpos Cacoo-s ka qenë edhe kompania e organizimeve nga Tirana.

Nisja nga Fierza në orën 14:00. Nisja në të vërtetë, 4 orë më vonë.

Pas një udhëtimi të lodhshëm por entuziast me autobusin e organizuar nga Prishtina në Fierzë, mbi 1 mijë veta kishin populluar zonën e hyrjes në anijen për të cilën kishin paguar 10 euro biletë, dhe 10 euro autobus, se paku per ata nga Prishtina. Gati gjysma kanë qenë nga Shqipëria, për shkak të organizatorëve nga Tirana.

Nuk dua të flas për antkhet e kësaj pritje por ju ftoj t’ lexoni komentet e njerëzve eventin n’Facebook.
 Boat Party / Who Loves The Sun ? #2 with Laura Jones (Uk) , Koman Lake, 29.05.2016

Pas kapërcimit gati në dehidrim për shkak të mungesës së ujit apo pijve në Fierzë, trageti erdhi i mbushur me plot vetura duke krijuar tollovi. Mbi 1000 persona kanë hyrë në një anije në të cilën janë trajtuar sikur të ishin emigrant ilegal që po kalonin kufirin fshetas.

Anija u mbush me njerz, të cilët silleshin nëpër tragetin që ende nuk ishe bërë gati për ndejë.

Për një moment aq shumë ka pasur dyndje nëpër shkallët e anijes saqë shumë lehtë dikush ka mundur të mbytet, pra të rrëzohet nga anija.

Drejtuesit e anijes mi kanë treguar të dhënat që flasin se organizatorët kanë shitur 40 bileta më shumë sesa ka qenë e lejuar në kapacitetin rreth 1 mijë personave. Organizatorët vet e kanë publikuar se të gjitha biletat janë shitur.

Si është e mundur që edhe drejtuesit e anijes por edhe organizatorët të pajtohen që ta mbipopullojnë anijen në këtë mënyrë? Ftoj organet e drejtësisë të merren  me këtë rast.

Në ndërkohë që anija udhëtonte nëpër liqenin e Komanit, dhe njerëzit vazhdonin të ishin të ngujuar duke mos bërë asgjë, organizatorët heshtnin.

Asnjë arsyetim asnjë llogaridhënie.

Një polic dhe tre punëtor drejtues të anijes-tragetit “alpina” arsyetimi e kanë konfirmuar të njejtin tregim për arsyen e vonuar. Organizatorët nuk i kanë sjellë gjërat më kohë në traget..

Organizatorët tek të hënën ia lanë fajin tragetit.
organizatoret

Por kjo nuk ka rëndësi. E rëndësishme është maltretimi dhe rrezikimi i mbi 1200 personave.

Cfarë ndodhi në fund: Në fund të udhëtimit energjia elektrike rregullohet për të përcuar muzikën dhe  fillon ndeja e cila përfundoi shumë shpejt. Në mesnatë  të gjithë këta persona përfunduam në pritje të radhës në kufi dhe drejt shtpijave tona.

Mbrëmë më shumë se 1200 veta fillimisht kanë shpëtuar nga një ndonjë përmbyjtje, por në të njejtën kohë janë plackitur në formën më kriminale.

Cilat kanë qenë shpenzimet e nevojshme:
Bileta 10 euro – mbi 1 mijë bileta të shitura (10 mijë euro)
Shpenzimet e udhëtimit: 10 euro mesatarja për person
4 ore pritje: 10 euro per person
Pija më e lirë në traget:3 euro

Duke mos dashur që të lodhi më shumë se kaq me krejt këtë histori ju ftoj t’i lexoni komentet e njerëzve të tjerë./Insajderi.com