Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj dështimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në INTERPOL duke e quajtur si një tjetër hap prapa për Republikën.
Ai ka thënë se Kosova s’ka se si të përfundojë ndryshe me diplomaci të korridoreve.
“Një tjetër ditë një tjetër dështim; një tjetër hap prapa për Republikën. Sërish asnjë përgjegjësi. Me diplomaci të korridoreve, me ekipe tallava, e me kontestim vullnetar të shtetësisë sonë s’ka se si të përfundojë ndryshe. Të paditurit e sollën Kosovën në pikën më të ulët të saj që nga shpallja e pavarësisë”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e tij të Facebook-ut.