
Të paktën 832 njerëz kanë vdekur nga tërmeti shkatërrues dhe cunami që goditi ishullin indonezian të Sulawesi, njofton agjencia kombëtare.
Sipas agjencisë zona e prekur ishte më e madhe se sa mendohej fillimisht, transmeton rtv21.tv.
Shumë njerëz u raportuan të bllokuar në rrënojat e ndërtesave që u rrëzuan në tërmetin e së premtes, tha zëdhënësi i agjencisë Sutopo Purwo Nugroho në një konferencë shtypi.
Kryqi i Kuq vlerëson se më shumë se 1.6 milionë njerëz janë prekur nga tërmeti dhe cunami.
Tërmeti kishte shkaktuar valë cunami deri në 6 metra.