Të plagosurit në Pejë, jashtë rrezikut për jetë

Të plagosurit në Pejë, jashtë rrezikut për jetë

Dy nga të plagosurit në Pejë, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe jasht rrezikut për jetë, pas operimit të tyre pas plagëve të marra nga incidenti i sotëm, raporton Klan Kosova.

Po ashtu, policia raporton se pas njoftimit se ka një incident me armë zjarri në qytetin e Pejës, është ndërrmarr një operacion i gjerë kërkimi ku rreth orës 16 janë arrestuar katër persona të dyshuar me ç’rast janë konfiskuar dhe tre armë të kalibreve të llojeve të ndryshme.

Nga katër të plagosurit, dy prej tyre ishin të mitur të cilët nuk ishin të përfshirë direkt në përleshjen mes personave të tjerë. /Insajderi.com