Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporës, i kryesuar nga Haki Abazi, do të mbajë mbledhje të premten e 3 shtatorit, në orën 10:00.
Në rendin e ditës, siç mëson Shqip.com, është dëgjimi i kandidatëve të propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për pozitën e ambasadorëve.
12 ambasadorë të emëruar me çelës politik janë liruar nga detyra më 19 maj 2021.
Të liruarit janë: Beqë Cufaj (Gjermani), Nait Hasani (Shqipëri), Arbër Vllahiu (Çeki), Lirim Grejqevci (Holandë), Shpend Kallaba (Hungari), Gezim Kasapolli (Kroaci), Avni Kastrati (Slloveni), Gjergj Dedaj (Maqedonia e Veriut), Hajdin Abazi (Australi), Ylber Hysa (Mali i Zi), Avni Arifi (Emiratet e Bashkuara Arabe) e Amir Ahmeti (Katar)./Insajderi.com