Të premten e 25 qershorit në Hagë do të mbahet konferenca e radhës në rastin ndaj dy ish-udhëheqësve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, njofton Insajderi.
Konferenca do të mbahet duke filluar nga ora 11:00.
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020.
Aktakuza ndaj ish-krerëve të OVL të UÇK-së u konfirmua më 11 dhjetor 2020 dhe u bë publike më 14 dhjetor 2020.
Sipas aktakuzës, midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, në tri konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale, Gucati dhe Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve të mundshëm./Insajderi.com