Të premten mbahet mbledhje e përbashkët në mes qeverive shqiptare

Të premten mbahet mbledhje e përbashkët në mes qeverive shqiptare

Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Shqipërisë do të mbajnë mbledhje të përbashkët.

Ky takim do të zhvillohet të premten në Shkodër, njofton Insajderi.

Albulena Balaj-Halimaj, zëvendes-kryeministre në Qeverinë e Kosovës, e ka konfirmuar bashkimin e dy qeverive në një tryezë.

Ajo tha se shumica e draft-marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve kanë përfunduar.

“I kërkoj mirëkuptim ministrave tonë nëse ndonjë draft-marrëveshje nuk do të kalojë për marrëveshje atje. Për shkak të procedurave ligjore që i kanë pala shqiptare. Por besoj që deri më tash shumica e tyre kanë përfunduar, por një finalizim do të bëhet nesër”, tha ajo.

Edhe në të kaluarën janë mbajtur takime të tilla në mes dy qeverive që kanë rezultuar me marrëveshje nga fusha të ndryshme. /Insajderi.com