fbpx

Të premten nga ora 10 votohet për krijimin e Ushtrisë

Të premten nga ora 10 votohet për krijimin e Ushtrisë

Seanca plenare e Kuvendit do të mbahet të premten, më 14. 12. 2018, në orën 10:00, në sallën e Kuvendit.

Në rendin e ditës do të jenë:

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Sipas kreut të Qeverisë së Kosovës, transformimi i FSK-së është në përputhje me angazhimet bilaterale dhe multilaterale të Kosovës me shtetet anëtare të NATO-s, sikurse edhe me Selinë Qendrore të NATO-s.