
Të premten Qeveria e Kosovës pritet të marrë vendim nëse do të lejohet organizimi i ahengjeve të dasmave.
Kështu tha Drejtori i Departamentit të Estradës, Afrim Muqiqi, pas takimit që kishte me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
“Duke marrë parasysh që edhe numri i të infektuarve ka rënë, atëherë pritet që me datën 15 qershor, të fillojnë ahengjet, por paraprakisht do të punojnë grupet punuese i cili do të ketë manual për sallat e dasmave, klubet e natës e pishinat”, tha Muqiqi.
“Numri i njerëzve do të caktohet nga profesionistët e grupit punues, çfarëdo numri që do të caktohet nga MSH-ja ne do ta respektojmë”, vazhdoi ai.
Ministria e Shëndetësisë sot ka vendosur për lehtësime të masave anti-COVID, por ende nuk janë miratuar nga Qeveria. /Insajderi.com