Këshilli organizativ i protestave i FSP-PTK-së do të mbajë protestë të premten në ora 11:00 para objekteve kryesore të Telekomit në të gjitha qendrat e Kosovës, njofton Insajderi.
Këto protesta vijnë si shkak i gjendjes së krijuar në këtë ndërmarrje pas bllokimit të xhirollogarive dhe tërheqjes së parave nga ish-Z-Mobile.
FSP-PTK thotë se kontaktet e vazhdueshme me institucionet shtetërore deri më tash nuk kanë rezultuar me hapa konkretë për zgjidhjen e problemit të Telekomit, andaj do të vazhdojnë me protesta dhe greva në të ardhmen.
“FSP-PTK ka marrë përkrahje edhe nga sindikata e Postës së Kosovës, FSP-Elektrokosova dhe sindikata e re e KEK-ut”, thuhet në një njoftim në Facebook. /Insajderi.com