Të pushtetshmit e LDK-së në Qeveri vizitojnë Istogun

Të pushtetshmit e LDK-së në Qeveri vizitojnë Istogun

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe ministri i Bujqësisë, Besim Mustafa – do ta vizitojnë sot Komunën e Istogut.

Ata të priten nga i pari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, në një takim i cili fillon në ora 10:00.

Lidhja Demokratike e Kosovës, qeverisë në Istog, por në zgjedhjet e fundit kishte probleme të mëdha për ta fituar këtë komunë, kundrejt Gani Dreshaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Istogu njihet si bastion i LDK-së pasi deri më tash ka qeverisur ky subjekt politik. /Insajderi.com/