‘Të qeshim së bashku’ – tubim në Prishtinë për gruan që u dënua pse qeshi

‘Të qeshim së bashku’ – tubim në Prishtinë për gruan që u dënua pse qeshi

Policia e Kosovës ka dënuar ditë me parë një grua në Prishtinë me gjobë 100 euro, shkruan Insajderi.

Shkak i dënimit ishte se sipas policisë, Aida Gashi, ka qeshur me zë të lartë në mesnatë.

E në shenjë të solidarizimit me të dhe njëkohësisht tallje me gjobën, një grup të rinjësh në Prishtinë, ka organizuar “Të qeshim së bashku” ku sipas tyre, do të mblidhen në orën 23:30 dhe do të qeshin me zë të lartë në sheshin “Zahir Pajaziti”.

“Me rastin e gjobës së shqiptuar ndaj qytetarës së Prishtinës për të qeshurat e saj, kemi vendos që në menyre ‘qesharake’ të dalim dhe të qeshim të gjithë së bashku”, thuhet në njoftimin e tyre.