Të rinjët e AAK-së dhe LDK-së në “luftë” përmes rrjeteve sociale

Të rinjët e AAK-së dhe LDK-së në “luftë” përmes rrjeteve sociale

Një zënkë përmes rrjeteve sociale ka filluar ndërmjet forumeve rinore të AAK-së dhe atyre të LDK-së.

E gjitha kjo pas ftesës që Gjykata Speciale ia bëri ish-kryeministrit Ramush Haradinajt në cilësinë e të dyshuarit.

Debati kishte filluar pas një postimi që kishe bërë Edison Blakaj, kryetari i forumit rinor të LDK-së në nëndegën e Istogut.

Ai kishte shkruar se më në fund, erdhi një lajm i mirë për Kosovën, duke aluduar në thirrjen e speciales për kryeministrin Haradinaj.

E ky postim nuk i ka pëlqyer Aleancës së të Rinjëve të Kosovës, që i përfaqëson të rinjët e AAK-së.

Keta të fundit, kishin shpërndarë postimin e Edison Blakajt, duke shkruar se kjo është urrejte ndaj UҪK-së dhe se mbetjet jugosllave akoma janë të gjallë në Istog.