Të rinjtë e PDK-së, numërojnë projektet që do të mund të realizonte Komuna e Prishtinës

Të rinjtë e PDK-së, numërojnë projektet që do të mund të realizonte Komuna e Prishtinës

Rinia Demokratike e Prishtinës, përmes një aksioni simbolik te platoja e shkatërruar afër Komunës së Prishtinës, ia ka numëruar kryetarit, Shpend Ahmeti, 47 projekte që sipas tyre do të mund t’i realizonte me mbi 100 milionë euro.

“Ashtu siç kemi dëshmuar javën e kaluar, Komuna e Prishtinës, për shkak të paaftësisë së Shpend Ahmetit për të cilin krejt e dinë që është dembel, ka bërë që qyteti jonë të mbetet pa më shumë se 100 milionë euro investime”, tha Donika Mustafa.

Sipas Mustafës, duke llogaritur vlerat e përafërta, me 100 milionë euro të humbura, qeverisja e Shpend Ahmetit do të mund të realizonte 47 projekte.

“Minimalisht 5 shkolla, 5 biblioteka, 10 çerdhe, 5 parkingje me 2500 vende parkimi, 10 parqe gjelbëruese dhe rekreative, 2 stadiume me standarde evropiane, 3 palestra sportive, 5 qendra kulturore, 500 banesa sociale dhe do të mund të krijonte edhe rreth 10 mijë vende pune për të rinjtë e Prishtinës”, tha Mustafa.