Të riun në Deçan e ka vrarë një 18 vjeçar, Policia jep detaje

Të riun në Deçan e ka vrarë një 18 vjeçar, Policia jep detaje

Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur se i dyshuari për vrasjen e të riut në Deçan është 18-vjeçar.

Autori i vrasjes sipas Policisë është djali i pronarit të kompanisë “Gogaj-ag”, ku viktima edhe punonte.

“Sot në rr. “Luan Haradinaj” në Deçan ka ndodhur një plagosje me armë zjarri por si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë. Autor i vrasjes është djali i pronarit Sh.G (18-vjeç), të kompanisë “Gogaj-ag” ku viktima A.T (29-vjeç) punonte. Viktima A.T. (1989) fillimisht është dërguar ne QMF-Deçan por si pasoj e plagëve të rënda i njëjti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, sipas ekipit mjekësor viktima ka arritur pa shenja jete në spitalin rajonal në Pejë” njofton Policia.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë, për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme ligjore.

“Personi i dyshuar SH.G. (2000) është arrestuar dhe me vendim te prokurorit te shtetit është dërguar në ndalim policor prej 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore. Me urdhër të prokurorit të shtetit viktima dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.Policia e Kosovës, hetuesit rajonalë, në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë e shtetit, kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat për kryerjen e veprës penale ‘vrasje;”, përfundon komunikata e Policisë. /Insajderi.com