Një person është plagosur pas të shtënave me armë zjarri në afërsi të hotelit “Swiss Diamond” në Prishtinë. Në përplasje janë të përfshirë këngëtarët e estradës shqiptare, Noizy dhe anëtarët e labelit muzikor Babastars.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës gjashtë në Prishtinë, derisa Insajderi ka mësuar nga dëshmitarë të ngjarjes se të përfshirë në përplasje ishin këngëtari nga Shqipëria Rigels Rajku – Noizy, dhe Ylber Abdullahu – Cozman.
Reperi nga Shqipëria Noizy dhe labeli muzikor Babastars kanë një urretje të vjetër mes vete. /Insajderi.com