Të shtëna me armë afër Menzës së Studentëve – plagoset një person

Një person është plagosur para pak minutash afër Menzës së studentëve si pasojë e një incident ku janë dëgjuar të shtëna me armë.

Këtë e ka konfirmuar edhe Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

Ai është shprehur se rasti ka ndodhur pas orës 22 në rrugën Agim Ramadani afër Menzës së Studentëve.

“Ka qenë një mosmarrëveshje midis dy grupeve. Në njërin grup kanë qenë 2 persona dhe në grupin tjetër 3, ku në konflikt e sipër njëri person nga grupi me 2 persona parë ka mbetur i plagosur në këmbë”, tha Bajram Krasniqi.

“Policia ka arritur në vendin e ngjarjes por nuk ka arritur të identifikojë të dyshuarit të cilët janë persona të panjohur edhe për viktimën dhe shokun e tij”, tha ai.