Të shtëna me armë në bjeshkën e Moknës, Policia arreston katër serbë

Të shtëna me armë në bjeshkën e Moknës, Policia arreston katër serbë

Katër persona janë arrestuar në bjeshkën Mokna, si pasojë e të shtënave me armë të cilat janë dëshuar në këtë zonë, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Istog, rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:00, ndërsa janë informuar nga një qytetar se në këtë bjeshkë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

“Njësitet Policore tё Stacionit Policor Istog, menjёherё iu kanё përgjigjur ratsit, dhe me tё arritur nё vendngjarje ne vendin e quajtur (savina voda), ne bjeshkёn (Mokna)- Istog, nga zyrtarët Policor fillimisht ёshtё vëzhguar situata, dhe pas njё kohe tё shkurtër kanё dëgjuar tё shtёna nga armёt e zjarrit, Policia menjëherë ka marrё veprimet e duhura nё tri (3) lokacione ne distancë prej rreth 100 metra nga njёra tjetra, nё ato lokacione ishin tё vendosura disa “tenda”, aty ishin disa persona dhe automjete”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovёs nё koordinim tё plotё me Prokurorin e shtetit kanё filluar kontrollimin e tendave, veturave dhe personave qё ishin prezent, nё kёto lokacione, janё gjetur dhe konfiskuar:

Një (1) pistoletë e tipit M57 me një (1) karikator dhe 24 fishek,

Një (1) pistoletë e tipit CZ99 me dy (2) karikator dhe 15 fishek,

Një (1) pushkë automatike e tipit AK47 me dy (2) karikator dhe 92 fishek,

Një (1) pushkë (karabinë) me një (1) gëzhojë të shkrepur nga pushka e njëjtë

Një (1) pushkë gjuetie me 14 fishek.

Lidhur me kёtё rast janё arrestuar katёr (4) persona tё dyshuar:

R.K. i lindur me 1972 fshati Zubqe- Zubin Potok

P.Lj i lindur me 1984 Mitroviё

G.M. i lindur me 1971 Mitrovicё

M.U. i lindur me 1993 Zubin Potok.

Tё dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit policor dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Insajderi.com