Një person ka vdekur të enjten në Spitalin e Pejës si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri në Deçan.
Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.
Gashi ka njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
”Sot në mëngjes rreth orës 7:55 Policia e Stacionit në Deçan është njoftuar për një person të lënduar në fshatin Strellc. Policia menjëherë iu ka përgjigjur vendit të ngjarjes ka dalë edhe ekipa e QKMF-së dhe personi i lënduar është dërguar në Emergjencën e Spitalit në Pejë për tretman mjekësor dhe pas orës 8:30 ka ndërruar jetë. I njëjti është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë ai./Insajderi.com