Të shtëna më armë në një qendër tregtare në Mitrovicë – policia jep detaje

Të shtëna më armë në një qendër tregtare në Mitrovicë – policia jep detaje

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në drejtim të një qendre tregtare në Mitrovicë, njofton Insajderi.

Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Mitrovicë 30.11.2020 – 22:00. Nga sigurimi i objektit te një qendre tregtare, është raportuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të objektit. Në afërsi të qendrës është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa në brendi të objektit janë gjetur dhe konfiskuar pesë predha”, tha Zahiti.

Tutje, ai njoftoi se rasti është duke u hetuar./Insajderi.com